FC Shkupi, skuadra e preferuar e Besart Ibraimit kur janë në pyetje golat!

Besart Ibraimi sot për herë të parë me fanellën e Struga Trim Lum do të luaj kundër FC Shkupit, skuadrës së tij të preferuar, kur janë në pyetje golat e shënuar, raporton “infOSport.mk”.

Ibraimi i cili mban epitetin e golashënuesit më të mirë në historinë e Ligës së Parë me 180 gola të shënuar, më  së shumti gola gjatë karrierës së tij ka shënuar pikërisht ndaj kundërshtarit të rradhës, FC Shkupit!

Ibraimi sot kundër kampionëve në fuqi të vendit do të zhvillojë ndeshjen e tij të 19-të, ndërsa deri më tani kundër FC Shkupit ka shënuar plotë 15 gola.

Nga 13 gola, Ibraimi ju ka shënuar skuadrave si Renova dhe Sileksit, ndërsa nga 12 gola dy skuadrave shkupjane Vardarit dhe Rabotniçkit. (infOSport.mk)

Leave a Reply