Java e 16-të hapet të shtunën me një super derbi

Java e 16-të në elitën e futbollit vendor hapet të shtunën me super derbin, Sileksi-Struga Trim Lum, njofton “infOSport.mk”.

Është kjo ndeshja e vetme që do të zhvillohet një ditë më herët nga ndeshjet tjera të kësaj jave, e cila prodhon  edhe disa ndeshje tjera interesante, siç është edhe ajo midis Shkëndijës dhe Tikveshit në formë, që së fundmi mundi Rabotniçkin me shifrat 3:0.

Ndryshe sa i përket takimit të parë të kësaj jave, atij midis Sileksit dhe Struga Trim Lum, vlen të theksohet se asnjëherë këto dy skuadra nuk kanë shënuar më shumë se 3 gola në përballjet mes tyre.

Me përjashtim të ndeshjes së fundit të këtij edicioni, kur Struga Trim Lum kishte shënuar fitore 2:1 si vendas, të gjitha ndeshjet paraprake ishin mbyllur me shumë pak gola.

Nëse ju referohemi 3 ndeshjeve të fundit të zhvilluara në Kratovë, të dyja skuadrat kanë shënuar dy gola, duke marrë nga një fitore 1:0 secila, derisa një ndeshje ishte mbyllur me barazim pa gola.

Ndeshjet mes këtyre dy skuadrave deri më tani më shumë janë karakterizuar me “luftë” në mesfushë dhe me shumë qarkullim të topit, ndërsa mbetet të shihet nëse këto dy skuadra do aprovojnë një gjë të tillë edhe në ndeshjen e së shtunës, kur këtë herë mbrojtja e Sileksit do të duhet të bëjë kundër golashënuesit më të mirë në historinë e futbollit elitar, Besart Ibraimit, por njëkohësisht edhe sulmit më të mirë të këtij edicioni, atij të Struga Trim Lum që ka shënuar 23 gola, më shumë se Зdo skuadër tjetër. (infOSpor.tmk)

 

Leave a Reply