Elmas: Vendi im, bashkë me Napolin do të dërgojë donacione sa më shpejtë që është e mundur (VIDEO)

Futbollisti shkupjan, Elif Elmas, i cili mbron ngjyrat e skuadrës së njohur italiane të Napolit, deklaroi se po shqyrtojnë një fushatë ndihme me ekipin e tij për Turqinë, e cila u godit nga “fatkeqësia e shekullit” shkaktuar nga tërmetet me qendër Kahramanmarash.

Elmas përmes një video-postimi të shkurtër në llogarinë e tij në Instagram ka bërë të ditur fushatën e ndihmave: “Më vjen shumë keq për vendin tim. Po mundohem të bëj më të mirën. Përveç ndihmës, ne po planifikojmë të ardhura si skuadra e Napolit, po mendojmë dhe shpresoj ta dërgojmë si donacion në Turqi sa më shpejt të jetë e mundur. Ne presim ndihmën tuaj”.

Elmas, tregoi edhe fanellën e Napolit që firmosën si skuadër në një tjetër postim që bëri: “E dashur Turqi, po nxjerrim në ankand fanellat tona me shokët e skuadrës. Ne presim ndihmën tuaj”.

Elmas ndau gjithashtu foto ku tregoheshin fanellat e firmosura të bashkëlojtarëve të tij gjeorgjian Kvicha Kvaratskelia dhe sulmuesit nigerian, Victor Osimhen.

Kujtojmë Elmas, fundjaën e kaluar shënoi golin e tretë në fitoren 3:0 të Napolit ndaj Kremonezës, ndërsa të njëjtin ia dedikoi Turqisë duke bërë yllin e gjysmëhënës me duar gjatë festës së golit.

Leave a Reply