Shkupi e mbyll me avantazh pjesën e parë të derbit kundër Shkëndijës (VIDEO)

FC Shkupi – Shkëndija, 1:0. Është ky epilogu i 45 minutëshit të parë të derbi ndeshjes midis dy skuadrave më të mira në vend viteve të fundit, që prodhoi një futboll mjaft cilësor me disa raste në të dyja anët, shkruan “infOSport.mk”.

Adetunxhi dhe Hamidi rrezikuan portën e Taleskit, i cili reagoi mjaft mirë në tentativën e algjerianit, ndërsa në anën tjetër rastin e parë më serioz Shkëndija e regjistroi në minutën e 26-të, kur kapiteni Ferhan Hasani goditi vetëm disa centimetra jashtë shtyllës pingule të portierit Naumovski.

Një diagonale e Alvarez përfundoi deri te këmbët e Hamidi në zonën kundërshtare, mirëpo edhe njëherë tjetër Taleski ndali festën e algjerianit.

Pas tre rasteve të humbura, FC Shkupi në minutën e 36-të gjeti golin me anë të kostarikanit Alvarez, i cili me të majtën e tij shënoi një super gol nga brendia e zonës.

Pason pjesa e dytë, në të cilën Shkëndija do të kërkojë ti ik disfatës, ndërsa në anën tjetër FC Shkupi të shënojë edhe ndonjë gol tjetër, që do ju siguronte atyre fitoren në këtë ndeshje derbi. (infOSport.mk)

Leave a Reply