Ish futbollisti i njohur anglez Brajan Din mysafir special i Voska Sport

Drejtuesit e Voska Sport me në krye presidentin Nefi Useinin, gjatë pasditës së sotme kanë pritur në një takim pune ish futbollistin e njohur anglez, Brajan Din.

Në këtë takim u fol në përgjithësi për sportin në Maqedoni, e në veçanti futbollin, duke lënë hapësirë që në të ardhmen të ketë edhe ndonjë bashkëpunim mes palëve.

Takimin me ish futbollistin anglez, i cili një kohë gati për dy vite kishte luajtur edhe rolin e menaxherit te skuadra norvegjeze e Sparsborg 08, e nderoi edhe Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, ndërsa gjithashtu të pranishëm ishin edhe përfaqësues të Federatës së Futbollit në vend.

Kujtojmë, Brajan Din kishte një karrierë të bujshme futbollistike, të cilën e kishte nisur fundin e vitit 1985 me ekipin e Donkaster, për ta përfunduar atë zyrtarisht kah mesi i vitit 2006 me ekipin e Shefilld Junajted, ndërsa gjithashtu kishte veshur edhe fanellat e skuadrave më të njohura angleze, si Uest Ham, Lids Junajted, ndërsa një periudhë të shkurtër kishte veshur edhe fanellën e skuadrës së njohur portugeze të Benfikës.

Leave a Reply