Real Madridi dhe Napoli me stil kualifikohen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve (VIDEO)

Real Madridi dhe Napoli janë dy udhëtuesit e fundit për në ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Të dyja këto skuadra edhe në ndeshjet kthyese regjistruan fitore ndaj kundërshtarëve të tyre, Liverpullit, gjegjësisht Ajntrahtit të Frankfurtit, dhe kështu me plotë meritë kualifikohen në mesin e 8 skuadrave më të mira europiane, njofton “infOSport.mk”.

Pas fitores 5:2 në ndeshjen e parë në “Enfilld Roud”, ekipi i Karlo Ançelotit sonte para tifozëve të vetë shënoi fitore minimale 1:0, falë golit të realizuar nga Karim Benzema gjatë pjesës së dytë.

Edhe më bindës ishte Napoli, që sonte në stadiumin “Diego Armando Maradona” shënoi fitore të pastërt 3:0 përballë gjermanëve të Ajntrahtit të Frankfurtit dhe kështu me rezultatin e përgjithshëm 5:0 u kualifikua për më tej.

Nigeriani Viktor Osimhen sërish bëri një ndeshje të madhe me fanellën “napolitana”, duke realizuar dy gola sonte në rrjetën e gjermanëve, ndërsa një gol tjetër për italianët realizoi edhe Zielinski, i cili doli të jetë i saktë nga pika e bardhë në minutën e 64-të.

Pjesë e kësaj fitore të madhe të Napolit, ishte edhe mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani, që sërish ishte perfekt në mbrojtje, ndërsa nga minuta e 74-të në lojë u inkuadrua edhe shkupjani, Elif Elmas, që zëvendësoi gjeorgjianin Kvaratskhelia,


Liga e Kampionëve

Ndeshjet e 1/8 së finales:


Real Madrid – Liverpull 1:0

Napoli – Ajntraht Frankfurt 3:0


 

Leave a Reply