FSHF-ja e padit për shpifje ish-futbollistin Shefki Kuqi

Federata Shqiptare e Futbollit ka ndërmarrë hapat ligjor duke paditur për shpifje ish-futbollistin, Shefki Kuqi.

FSHF-ja e ka dorëzuar padi për shpifje ndaj Kuqit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndërsa kjo e fundit e ka pranuar, duke regjistruar me numër C.nr. 119/22.

Shefki Kuqi është paditur për shkak të një deklarate, ku kishte deklaruar se në fund të viteve 90-të FSHF-ja i kishte kërkuar para për ta pajisur me pasaportë shqiptare dhe për ta përfaqësuar Kombëtaren e Shqipërisë.

Leave a Reply