Struga Trim Lum me dy mungesa të rëndësishme në mbrojtje kundër Ak.Pandev

Struga Trim Lum sot përballë Akademia Pandev do të duhet të luaj pa dy mbrojtësit titullarë, Sava Radiç dhe Miklovan Pere. I pari ka mbushur normën e kartonëve të verdhë, derisa Pere për shkak kartonit të kuq të marrë pas përfundimit të ndeshjes kundër Makedonija GJ.P, nuk do të jetë në gjendje për të ndihmuar skuadrën në një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit, njofton “infOSport.mk”.

Megjithatë Struga Trim Lum në taborin e saj ka mjaftueshëm futbollistë që mund të zëvendësojnë denjësisht këtë dyshe, ashtu që dyshes Krivanjeva – Neziri, mund të ju bashkëngjitet Ard Kasami, në rast se Duro preferon të luaj me skemën 3-5-2, edhe pse i njëjti në këtë përballje mund të luaj edhe me skemën 4-4-2, duke vendosur në qendër të mbrojtjes Nezirin dhe Krivanjevën, ndërsa në krahë Maliqin dhe Merxhanin.

Janë këto vetëm disa nga kalkulimet që mund ti përdor trajneri Duro, i cili në prag të këtij takimi kishte thënë se skuadra e tij duhet të luaj me shumë përgjegjësi, kjo për faktin se Ak.Pandev është një kundërshtarë serioz, ndërsa më së miri këtë e përjetoi kampioni në fuqi, FC Shkupi që në dy ndeshjet e fundit ndaj tyre kishte humbur 4 pikë, duke nuk shkuar më shumë se barazimi. (infOSport.mk)

Leave a Reply