Arslan debuton në bankinën e FC Shkupit

Pas pauzës dyjavore shkaku i angazhimeve të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, sot FC Shkupi në Çair do të mirëpret rivalin lokal nga lagjja e Hekuranës, FK Skopjen, njofton ‘infOSport.mk”.

Padyshim se në këtë duel, imperativ kryesor i skuadrës ‘bardheblu” që do të ketë në stol edhe debutimin e trajnerit të ri, Arslan Xhihat, do të jetë fitorja.

Gjatë gjithë kësaj kohe, sa që edhe kampionati ishte në pauzë, trajneri Arslan e kishte shfrytëzuar në maksimum për tu njoftuar sa më mirë me formën e lojtarëve, të cilët kanë dhënë aktivitet maksimal gjatë përgatitjeve dhe janë të gatshëm edhe për duelin e sotshëm, në të cilin futen si favorit absolut.

Skuadra do të ketë edhe disa mungesa të rëndësishme, por gjithsesi trajneri Arslan Xhihat ka numër të konsiderueshëm të futbollistëve që do të kryejnë me sukses detyrat  dhe obligimet për të arritur deri te tri pikët e reja në takimin e sotëm që starton në ora 15:00.

Për më tepër edhe bilanci i ndeshjeve të fundit flet në anën e FC Shkupit, skuadër kjo që në 5 ndeshjet e fundit ndaj Skopjes ka regjistruar 4 fitore dhe vetëm një barazim. (infOSport.mk)

Leave a Reply