Zhires zbulon listën e Kosovës për ndeshjet e qershorit, mungojnë Muja, Rrahmani dhe Daku

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Alan Zhires, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e muajit qershor ndaj Rumanisë dhe Bjellorusisë në kuadër të kualifikimeve për EURO 2024.

Në listën e përbërë prej 23 futbollistëve edhe kësaj radhe nuk kanë munguar befasitë. Pas një kohe të gjatë është ftuar mesfushori i Vintertur, Hekuran Kryeziu, kurse ftesë nga Zhires ka marrë dhe sulmuesi i Istanbulspor, Jetmir Topalli.

Këtë herë është ftuar anësori i CFR Cluj, Ermal Krasniqi, i cili pati një edicionin të mrekullueshëm në Superligën e Rumanisë.

Edhe pse e përfundoi sezonin si golashënuesi i dytë më i mirë në elitën e futbollit slloven me 19 gola, Mirlind Daku nuk u ftua edhe një herë tjetër nga Kosova, njëjtë sikurse edhe golashënuesi më i mirë i Superligës së Kosovës, Albion Rrahmani, emri i të cilit lidhet ngushtë me një transferim te gjigandët kroat të Dinamo Zagreb.

Në listën e publikuar nga Zhires gjatë ditës së sotme nuk pati vend edhe për anësorin e Antverpen, Arbnor Muja, i cili u shpall kampion dhe fitoi Kupën e Belgjikës.

“Dardanët” ndeshjen e parë do ta luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri” më 16 qershor kundër Rumanisë, kurse tre ditë më vonë janë mysafir të Bjellorusisë në ndeshjen që do të luhet në Budapest të Hungarisë.

Më poshtë gjeni listën e plotë të futbollistëve të ftuar nga Zhires:

Leave a Reply