Voska Sport ndahet me plotë 7 futbollistë

Voska Sport përmes faqes zyrtare ka njoftuar për ndërprerjen e bashkëpunimit me plotë 7 futbollistë, që ishin pjesë e suksesit historik të kësaj skuadre, përcjellë “infOSport.mk”.

Fjala është për mbrojtësit Ajradin Cuculi, Ylber Beqiri, Oliver Hristov, mesfushorët Ensar Luma dhe Besart Rexhepi, si dhe për dy sulmuesit e rinj, Ujkan Muça dhe Fiton Ademi.

Që të gjithë këta futbollistë tashmë janë të lirë dhe mund të kërkojnë skuadrën e tyre të re, derisa drejtuesit e Voska Sport kanë falënderuar gjithësecilin për bashkëpunimin e deritanishëm dhe kontributin e dhënë për ngjyrat “bardheblu”.

Nga tabori i skuadrës shqiptare nga Ohri gjithashtu njoftuan se ditëve në vijim do të pasojnë bisedimet me pjesën tjetër të futbollistëve për vazhdim të bashkëpunimit, ndërsa njëkohësisht do të njoftojnë edhe për përforcimet e reja, që do të vijnë në koordinim me trajnerit e ri, Miljan Radoviç.

Ky i fundit mbrëmë edhe zyrtarisht firmosi kontratën një vjeçare me skuadrën e Voska Sport, që edicionin e ri do të garojë në Ligën e Parë. (infOSport.mk)

Leave a Reply