UEFA vlerëson lartë “perlën” e Jasir Asanit, në garë për golin më të bukur edhe ai i Elmas ndaj Ukrainës

Goli debutues i Jasir Asanit me fanellën e kombëtares shqiptare ishte briliant, ndërsa i njëjti është konsideruar lartë edhe nga faqja zyrtare e UEFA-s, që e konsideron si një nga golat më të bukur të ndeshjeve që u luajtën mbrëmë në kuadër të eliminatoreve për Euro 2024.

Kush shënoi golin më të bukur”, pyet UEFA në Facebook.

I pari në listë është aksioni që u finalizua me goditjen e shkupjanit, Jasir Asanit, ndërsa në garë është edhe goli i një shkupjani tjetër, ai i Elif Elmas të Maqedonisë, të shënuar kundër Ukrainës.

Në këtë listë gjithashtu janë edhe golat e Ranos për Armeninë dhe Silvës për Portugalinë.

Vlen të theksohet se Asani golin e parë me fanellën “kuqezi” e gjeti vetëm në ndeshjen e tij të dytë, ndërsa një gol tjetër në fitoren 2:0 të Shqipërisë kundër Moldavisë, e realizoi tetovari Nedim Bajrami. (infOSport.mk)

Leave a Reply