Isaku flet për shortin në Ligën e Kampionëve dhe përballjen e mundshme ndaj Galatasarajit

Struga Trim Lum këtë edicion për herë të parë në histori do të luaj në garat eliminatore të Ligës së Kampionëve. Tashmë kampionët e vendit kanë mësuar edhe kundërshtarët e mundshëm në këtë kompeticion, i cili është më i madhi në nivel klubesh.

Dhe kur garon në një event të tillë, nuk kanë se sit ë mungojnë emrat e mëdhenj, kjo pasi edhe Struga Trim Lum mund të sjellë në Shkup një gjigand, që asnjëherë më parë nuk ka luajtur ndeshje zyrtare me ekipe nga vendi ynë.

Fjala është për gjigandin turk, Galatasaraj, skuadër kjo që Struga Trim Lum mund të luaj në raundin e dytë, gjithnjë nëse në raundin e parë do të eliminonte skuadrën lituaneze të Zhalgiris.

“Zhalgiris është një kundërshtarë i njohur dhe me kualitet. Janë kampionët e Lituanisë, ndërsa sezonin që lam pas luajtën në Ligën e Konferencës në grupe, paraprakisht në raundin e parë të Ligës së Kampionëve eliminuan Ballkanin e Kosovës. Mirëpo pavarësisht këtyre fakteve unë besoj tek skuadra ime dhe tek trajneri Shpëtim Duro, i cili është nje ekspert kur janë në pyetje ndeshjet ndërkombëtare. Me përforcimet e afruara dhe me cilësinë e skuadrës besoj që jemi një kundërshtarë i denjtë për të vazhduar në raundin e dytë, aty ku do të na pret një përballje e madhe me Galatasarajin” – u shpreh fillimisht Besart Isaku, i cili me shumë emocion, por edhe vetëbesim vazhdoi të flasë edhe për gjigandin turk, edhe pse një përballje me Galatasarajin do të ishte e mundur vetëm në rast se Struga Trim Lum do t’ia dilte fillimisht ndaj lituanezëve të Zhalgiris.

“Galatasaraj është një emër i madh në futbollin europian. Fitues i Kupës së UEFA-s, aktualisht Liga Europa, por edhe SuperKupës europiane. Pra reklamë më e madhe se kjo nuk do të kishim imagjinuar, pasi ndonjëherë në futboll reklama kryen edhe më shumë punë. Sinqerisht besoj te grupi, për më tepër tanimë kur edhe futbollistët e dinë se me një eliminim të Zhalgiris, do të kishin mundësinë të luajnë përballë një skuadre të madhe. Pra gjithë këto parametra mund të na dërgojnë edhe deri te suksesi, pasi edhe para hedhjes së shortit në bisedë e sipër me gjithë drejtuesit e klubit dëshironim për kundërshtarë Galatasarajin, duke pasur parasysh sukseset dhe historinë e këtij klubi” – u shpreh Isaku, i cili gjatë hedhjes së shortit në Nion të Zvicrës gjatë ditës së djeshme kishte pasur një takim miqësor pikërisht me njërin prej përfaqësuesve të skuadrë turke, Ugur Yildiz.

E rastësishme, apo e paramenduar…?

Sidoqoftë, Struga Trim Lum – Galatasaraj shumë lehtë mund të bëhet edhe realitet. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply