KF Arsimi dhe trajneri Vildan Saliu vazhdojnë bashkëpunimin

Pas rezultateve pozitive dhe sezonit të suksesshëm me KF Arsimin, drejtuesit e skuadrës nga Çegrani kanë vendosur të vazhdojnë bashkëpumin me trajnerin e tyre Vildan Saliu edhe për një vit tjetër, njofton “infOSport.mk”.

Me Saliun në krye skuadra e KF Arsimit kishte arritur suksesin më të madh në histori, duke u inkuadruar në Ligën e Dytë, pas asaj fitore spektakolare në ndeshjen e balotazhit ndaj Ovçe Poles me rezultatin 4:1.

Pasoi një periudhë e shkurtër në të cilën Saliu luajti rolin e ndihmësit të Bujar Islamit, mirëpo për pak kohë, pasi në fund të tetorit të vitit 2022, u rikthye sërish në rolin e kryetrajnerit.

Edicionin e kaluar, Saliu skuadrën e Arsimit e udhëhoqi në 21 ndeshje, në të cilat regjistroi 9 fitore, 3 barazime dhe 9 disfata. (infOSport.mk)

Leave a Reply