Arsid Kruja në radarin e Voska Sport!

Arsid Kruja ka përfunduar qëndrimin e tij te Vllaznia e Shkodrës. Tashmë si një lojtar i lirë në treg, 30-vjeçari ka marrë edhe ofertën e pare, e që vjen nga ekipi i Voska Sport, që edicionin e ri do të luaj në Ligën e Parë të Maqedonisë.

Skuadra shqiptare nga Ohri synon të përforcojë krahun e djathtë të mesfushës dhe Kruja plotëson kërkesat e drejtuesve. Këto të fundit i kanë bërë ofertën zyrtare lojtarit, por futbollisti ende nuk u ka kthyer një përgjigje pëfundimtare.

Kutjojmë Voska Sport deri më tani ka prezantuar Fatih Ismailin dhe dy malazezët Nikolla Stijepoviç dje Aleksa Marushiç.

Kjo skuadër edicionin e ri do të udhëhiqet nga strategu malazez, Miljan Radoviç, i cili zëvendësoi Berat Imerin. (infOSport.mk)

Leave a Reply