Ish trajneri i Shkëndijës surprizon me skuadrën e tij të re!

Ish-trajneri i Shkëndijës së Tetovës,  Thomas Brdariç, ka surprizuar me të ardhmen, teksa është prezantuar te skuadra e Al-Arabit, në elitën e futbollit të Kuvajtit. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi kuvajtjan, përmes faqes zyrtare, teksa bëhet me dije se tekniku kroat me pasaportë gjermane, ka lidhur kontratën për të drejtuar skuadrën e Al-Arabit.

Brdariç, së fundmi ishte pjesë e kampionatit indian, ku drejtoi ekipin e Çenaijin, së bashku me Matko Djarmatin, me të cilin kishin bashkëpunuar edhe te Vllaznia e Shkodrës, para se të transferoheshin drejt Indisë së largët.

Kujtojmë, Brdariç gjatë vitit 2017-të e kishte udhëhequr Shkëndijën vetëm brenda 4 muajve, edhe atë në 14 ndeshje, duke regjistruar 7 fitore, 4 barazime dhe 3 disfata.

Vlen të theksohet fakti se në edicionin e kaluar Al Arabi e mbylli kampionatin në vendin e dytë me 49 pikë në 28 ndeshje, 6 më pak se kampionët e Al Kuvaitit.

Leave a Reply