KF Bashkimi postin e trajnerit i’a beson Florim Ymerit

KF Bashkimi nga Kumanova, skuadër kjo që edicionin e ri do të garojë në Ligën e Dytë, gjatë ditës së sotme ka zgjedhur edhe çështjen e trajnerit, njofton “infOSport.mk”.

Florim Ymeri- “Lima”, një emër i njohur për kumanovarët dhe vetë Bashkimin, do të jetë trajner i ri i “zigjelbërve”, që pretendojnë të paraqiten sa më mirë në Ligën e Dytë, aty ku u kualifikuan pas disa viteve mungesë.

Kujtojmë Bashkimi nga Kumanova një kohë të gjatë ka garuar edhe në Ligën e Parë, edhe atë me mjaft sukses. Kjo skuadër kishte fituar madje edhe Kupën e Maqedonisë, ndërsa gjithashtu ka prezantuar vendin tonë edhe në arenën ndërkombëtare.

Ymeri së fundmi kishte punuar me grupmoshat e reja të shkollës së futbollit Bashkimi, ndërsa në postin e trajnerit do të zëvendësojë Muarem Rustemin.

Në të kaluarën, Ymeri gjithashtu kishte udhëhequr ekipin e Goblenit nga Kumanova, me të cilën skuadër kishte siguruar kualifikimin në Ligën e Dytë. (infOSport.mk)

Leave a Reply