Dy ndeshje të trukuara në Ligën e Konferencës! Një nga skuadrat e përfshira është nga Maqedonia!

Dy nga ndeshjet e kthimit të raundit të parë të Ligës së Konferencës, raportohet se kanë qenë të trukuara.

Sipas raportimeve të Televizionit Kombëtar të Polonisë (TVP) bazat e basteve botërore kanë ngritur alarmin për sjelljen e pazakontë të lojtarëve gjatë sfidës së kthimit midis RFS Riga dhe Makedonija GJ.P, si dhe të takimit të zhvilluar në Mal të Zi, midis Arsenal Tivat dhe Alashkert nga Armenia, ndeshje kjo që në fund u mbyll me shifrat 1:6.

Baza e basteve ka reaguar për pagesat jashtëzakonisht të larta që janë bërë për disa lloje bastesh në ndeshjen RFS Riga – Makedonija Gj.P.

Përmenden pagesa të larta për fitoren e RFS me dy gola, si dhe pagesa shumë të larta për 3+ gola në pjesën e dytë dhe 5+ gola gjatë gjithë 90 minutave, ndërkohë që ndeshja në Riga përfundoi me rezultatin 4:1.

Pagesat edhe më drastike janë bërë në ndeshjen mes Arsenal Tivat dhe Alashkert nga Armenia. Gjatë pjesës së parë, edhe pse rezultati deri në minutën e 35-të ishte 0:0, janë paguar mbi 250 mijë euro për 2+ gola në 45 minutat e para. E diskutueshme është se goli i parë u shënua në minutën e 40-të, ndërsa i dyti për mbylljen 1:1 të pjesës së parë erdhi në kohën shtesë të fraksionit të parë.

Pagesat e dyshimta vazhduan edhe në pjesën e dytë me golat ​​5+ dhe 7+. Ndeshja përfundimisht përfundoi me rezultat 1:6, edhe më e dyshimtë ishte se miqtë shënuan dy gola në minutat shtesë të pjesës së dytë (90+2’, 90+5’).

Leave a Reply