Zyrtare, Fidan Aliti nënshkruan me Alanyaspor

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Fidan Aliti ka vendosur të ndryshojë ambient gjatë kësaj merkatoje.

Mbrojtësi 29-vjeçar ka vendosur ti bashkohet skuadrës turke të Alanyaspor, duke braktisur në këtë mënyrë fanellën e skuadrës së Cyrihut, pjesë e së cilës skuadër ishte për dy vite të plota.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Jam i vetëdijshëm për qëllimet e klubit të Alanyaspor në sezonin ri. Do të bëj më të mirën për ekipin, duke gëzuar edhe tifozët tanë” – u shpreh Fidan Aliti pas prezantimit të tij nga ana e presidentit Hasan Çavushoğlu.

Ndërkohë i pyetur nga një gazetar turk, i cili tha se “Kosovën e shohim të afërt si Turqinë”, Aliti iu përgjigj në të njëjtën mënyrë: “Unë e dua shumë Turqinë dhe një nga të afërmit e mi jeton këtu. Gjithçka do të jetë më e lehtë sepse e njoh mentalitetin e turqve”.

Aliti me Alanyaspor ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare, ndërsa te kjo skuadër ka përzgjedhur të mbajë veshur fanellën me numër 2. Ai menjëherë i bashkuar skuadrës, derisa sot do të udhëtojë drejt Holandës, aty ku Alanyaspor do të zhvillojë fazën kryesore të përgatitjeve në prag të sezonit të ri 2023/24. (infOSport.mk)

Leave a Reply