Jan Somer së shpejti pritet ti bashkohet Interit!

Bajerni i Munihut thuhet se është gati të lejojë portierin Jan Somer të transferohet te Interi, pasi të vendosë zëvendësuesin e tij.

“Neroaxurrët”, të cilët ndodhen në turneun e tyre parasezonal në Japoni së bashku me gjigantët e Bundesligës, aktualisht janë pa asnjë portier të ekipit të parë pasi e shitën Andre Onanën te Mançester Junajtedi dhe e lanë Samir Handanoviçin të largohej pas përfundimit të kontratës.

Somer është identifikuar prej kohësh nga Interi si zgjedhja e tyre kryesore për sezonin e ardhshëm dhe lojtari është i prirur të bëjë këtë lëvizje, duke i thënë Bajernit përpara udhëtimit në Japoni se ai dëshiron të largohet për në kryeqytetin e Lombardisë këtë verë.

“Gazzetta dello Sport” në ndërkohë shkruan se “bavarezët” janë gati të lejojnë Somer për t’iu bashkuar Interit, pasi kanë rreshtuar si zëvendësues spanjollin David Raya, i cili ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me Brentford.

Kësisoj gjërat mund të përfundojnë në 48 orët e ardhshme dhe është ende e paqartë nëse “zikaltërit” do të paguajnë klauzolën e lirimit të Somer prej 6 milionë euro apo ndoshta palët do të dakordohen për një shumë më të vogël se kjo.

Leave a Reply