Ja ku mund të ndiqni super derbin Vardari-FC Shkupi

Pas pak në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari të Shkupit do të zhvillohet derbi ndeshja mes dy skuadrave ish kampione të vendit, Vardarit dhe FC Shkupit, njofton “infOSport.mk”.

Ky derbi i kishte munguar futbollit vendor që dy vite, kjo pasi Vardari luante në Ligën e Dytë, aty ku u rikthye sërish, ndërsa ndeshjet e tyre me FC Shkupin, çdo herë kanë zgjuar interesim të madh.

Ashtu është edhe sot, derisa për gjithë ata që nuk do të mund të jenë prezent në stadium, “infOSport.mk”, ju njofton se ndeshjen derbi të xhiros së dytë në elitën e futbollit vendor do të mund ta ndiqni përmes ekranit të “SportKlub5” me fillim në ora 17:00.

Po në të njëjtën kohë, në transmetim të drejtëpërdrejtë përmes ekraneve të “SportKlub2” do të mund të ndiqni edhe ndeshjen midis AP Brera Strumica dhe Voska Sport, ndërkohë tre ndeshjet tjera të kësaj jave, e ku takohen, Gostivari-Tikveshi, Makedonija GJ.P-Bregallnica dhe Sileksi-Rabotniçki, do të mund ti ndiqni përmes kanalit zyrtarë të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM) në youtube.

Ju njoftojmë se “infOSport.mk”, do të ju njoftojë për të gjithë golat e realizuar në kohë reale përmes faqes zyrtare në “facebook”.

Leave a Reply