FC Shkupi fiton rivalin e përjetshëm Vardarin, Voska dhe Gostivari sërish pësojnë

Janë zhvilluar takimet e javës së dytë në elitën e futbollit vendor, e ku në qendër të vëmendjes pa dyshim se ishte derbi i rikthyer shkupjan, mes rivalëve të vjetër, Vardarit dhe FC Shkupit, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja e parë e këtij sezoni i takoi skuadrës shqiptare nga Çairi, skuadër kjo që falë golit të brazilianite, Niltinjo shënoi fitore minimale 1:0.

Ishte kjo fitorka e parë për skuadrën e FC Shkupit këtë edicion, pasi në start të këtij sezoni, po në të njëjtin stadium, në Maxhari, një javë më herët kishte pësuar nga Rabotniçki..

Këta të fundit sot u mundën në Kratovë me rezultatin 2:0, ndërsa me po të njëjtin rezultat, AP Brera nga Strumica mundi Voska Sportin. Vane Krstevski kaloi në epërsi skuadrën nga Strumica me eurogolin e realizuar në minutën e 15-të, ndërsa goli i dytë mban firmën e futbollistit shqiptarë, Agron Rufati.

Disfatë pësoi edhe Gostivari para tifozëve të saj, duke u dorëzuar përballë Tikveshit, që në fund morri një fitore të madhe 3:0, falë golave të shënuar nga slloveni Gurez, sulmuesi shkupjan Xhemal Ibishi dhe kapiteni, Ivan Ivanovski.

Fitore në ndeshjet e sotme regjistroi edhe Makedonija GJ.P. që iu falë golit të 17-vjeçarit, Aleksej Slavkov, që në lojë ishte inkuadruar nga bankina.

Java e dytë në elitën e futbollit vendor mbyllet me super derbin, Shkëndija-Struga Trim Lum, ndeshje kjo që është planifikuar të zhvillohet me datë 30 gusht. (infOSport.mk)

LPFMV – Java 2

Vardari 0:1 FC Shkupi
Gostivari 0:3 Tikveshi
Sileksi 2:0 Rabotniçki
A. Brera 2:0 Voska Sport
Makedonija GJ.P 1:0 Bregallnica

Leave a Reply