FFM dhuron 13.800 topa të futbollit për të gjitha klubet nga të gjitha kategoritë

Federata e Futbollit të Maqedonisë jep donacion 13.800 topa futbolli (FIFA QUALITY PRO “IMS – Standardi Ndërkombëtar i ndeshjeve”) dhe tashmë ka filluar shpërndarja për klubet e të gjitha kategorive nga garat në kuadër të FFM-së (Liga e Parë, Liga e Dytë, Ligat e Treta, garat për të rinj, Liga e Futbollit për Femra, garat e futsallit dhe përfaqësueset).

12 klubeve nga Liga e Parë u ndahen 600 topa futbolli (Triton – FIFA), dhe 16 klube nga Liga e Dytë do të marrin gjithsej 640 topa futbolli.

18 klube nga Liga e Femrave (e para dhe e dyta) do të marrin 560 topa futbolli (Reposta).

7040 topa futbolli (Mission IMS) janë të destinuara për klubet nga Liga e Tretë, ligat e organizuara nga Shoqatat Komunale të Futbollit dhe garat për të rinj.

Ekipet nga Liga e Fëmijëve FFM do të marrin gjithsej 3000 topa futbolli. 200 topa janë të destinuara për ekipet nga Liga e Parë dhe e Dytë e Futsalit. Pjesa tjetër do të jetë në dispozicion për të gjitha ekipet përfaqësuese tona. Topat e futbollit e prodhuara sipas standardeve më të larta të FIFA-s janë të dizajnuara nga FFM.

“Me aksionin e ri të dedikuar për klubet e vendit tonë dhe ekipet tona përfaqësuese, Këshilli Drejtues i Federatës së Futbollit të Maqedonisë konfirmon rëndësinë e mbështetjes së të gjitha klubeve në të gjitha garat e organizuara nga FFM. Ne do të mundohemi në të ardhmen të japim mbështetje dhe ndihmë të plotë për klubet që kontribuojnë në zhvillimin e futbollit në Maqedoni” – tha Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muhamed Sejdini.

Leave a Reply