Dalin në shitje biletat për ndeshjen Itali – Maqedoni në stadiumin Olimpik të Romës

Kanë dalë në shitje biletat për tifozët e përfaqësueses së Maqedonisë për ndeshjen Itali – Maqedoni, e vlefshme për kualifikueset e KE 2024, që do të luhet më 17 nëntor 2023 në stadiumin “OlimpiKo” të Romës.

Biletat për pjesën e stadiumit të destinuar për tifozët e përfaqësueses së Maqedonisë kushtojnë 23,50 euro për të rriturit dhe 12,00 euro për personat nën 18 vjeç.

Biletat mund të blihen deri më 10 nëntor në linkun e mëposhtëm:

https://figc.vivaticket.it/en/event/qualificazioni-euro-2024-roma-italia-macedonia-del-nord-guests/221609

Informacione të rëndësishme për tifozët/ mbështetësit e përfaqësueses së Maqedonisë që do ta përcjellin ndeshjen live në stadiumin Olimpik të Romës më 17 nëntor.

Hyrja në stadium lejohet vetëm duke treguar biletën + letërnjoftim / pasaportë. Biletat janë të personalizuara, ndaj të dhënat në bileta duhet të përputhen me të dhënat në letërnjoftim ose pasaportë. Nëse kjo nuk ndodh, qasja në stadium do të ndalohet. Për këtë qëllim, kërkojmë nga të gjithë mbështetësit/tifozët të kenë me vete letërnjoftim ose pasaportë të vlefshme.

Procedura e hyrjes në stadium është e ndarë në tre etapa:

  1. Kontrollimi i biletës + letërnjoftimit / pasaportës
  2. Kontrollimi i trupit dhe çantës (i kryer nga sigurimi/polici)
  3. Skanimi i biletës

Të gjithë tifozët që do të ndjekin ndeshjen duhet të respektojnë rregullat e stadiumit (Ground Rules_Olimpico.pdf)

Më poshtë, një hartë e stadiumit me sektoret e shënuara për tifozët/mbështetësit e përfaqësueses së Maqedonisë (52A, 52 B, 51 AS, 51 B, 51 AD, 50 AS, 50 B, 50 AD).

 

Leave a Reply