FIFA renditja, ja në cilat pozita e embyllin vitin 2023 Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova

FIFA gjatë ditës së sotme ka publikuar renditjen përfundimtare për vitin 2023 në nivel kombëtaresh. Ky vit ishte fantastik për “kuqezinjtë” e udhëhequr nga braziliani Sylvinho, duke siguruar për herë të dytë në histori fazën finale të një kompeticioni europian.

Por edhe përkundër këtij suksesi, “kuqezinjtë” nuk kanë ndryshuar vend në krahasim me muajin e kaluar. Kombëtarja shqiptare mbanë pozitën e 62-të me 1382.69 pikë, ndërsa tre vende më poshtë ndodhet përfaqësuesja e Maqedonisë, që gjithashtu nuk ka ndryshuar pozitë, duke numëruar 1362.17 pikë.

Ndërkohë nga ana tjetër përfaqësuesja e Kosovës renditet në pozitën e 101-të me 1202.77 pikë, njëjtë sikurse edhe muajin e kaluar.

Argjentina e mbyll vitin 2023 si lidere e klasifikimit, e ndjekur nga Franca dhe Anglia, derisa në TOP-5 bëjnë pjesë edhe Belgjika dhe Brazili.

Leave a Reply