KF Bashkimi bënë edhe goditjen e dytë në merkato

Pas ndryshimeve që ndodhën në kryesinë e KF Bashkimit, udhëheqësia e re ka vazhduar të punojë në afrimin e lojtarëve të rinj, të cilët do e ndihmonin skuadrën në arritjen e objektivave të sezonit aktual 2023/24.

Kujtojmë, Bashkimi pjesën e parë e mbylli në pozitën e 12-të me 18 pikë të tubuara, ashtu që kjo skuadër gjatë stinorit pranveror, do të duhet të luftojë për mbijetesë.

Kësisoj, skuadra gjatë ditës së sotme ka njoftuar edhe për transferimin e dytë të merkatos, duke nënshkruar me mbrojtësin shkupjan, Hristijan Mitrevski.

Bëhet fjalë për një futbollistë 26-vjeçar, i cili te Bashkimi vjen nga rradhët e skuadrës së Sasa nga Kamenica, edhe atë me rekomandim të trajnerit të ri, Bazhe Janakievski, i cili ditë më parë u prezantua nga ana e drejtuesve të skuadrës kumanovare. Këta të fundit gjithashtu prezantuan edhe mesfushorin Fitor Rexhepi, ndërsa ditëve në vijim kanë paralajmëruar edhe disa përforcime të tjera cilësore, përmes të cilave do të rrisin konkurrencën në skuadër. (infOSport.mk)

Leave a Reply