Vllaznia e Qatip Osmanit e nis me këmbë të mbarë vitin 2024 (VIDEO)

Vllaznia e Shkodrës, e ka nisur me këmbë të mbarë vitin 2024, duke shënuar fitore 1:0 përballë Kukësit në “Loro Boriçi” të Shkodrës, njofton “infOSport.mk”.

Ky takim i takonte javës së 19-të në elitën e futbollit shqiptarë, aty ku Vllaznia e Qatip Osmanit renditet në pozitën e katërt me 29 pikë, po aq sa ka edhe Tirana në pozitën e tretë.

KLIKO DHE SHIH GOLIN E ILDI GRUDA

Ekipi shkodran golin e fitores e realizoi që në fazën e hershme, ende pa kaluar minuta e parë, kjo falë mesfushorit Ildi Gruda, i cili mjaft mirë reagoi para golit kundërshtarë, duke mposhtur Tafas.

Për Vllazninë ishte kjo fitorja e katërt me rradhë në kampionat dhe gjithsej e 5-ta nën drejtimin e Qatip Osmanit, me të cilin “kuqeblutë ” nga Shkodra po frymojnë më ndryshe dhe janë në rrugë të mirë për të luftuar deri në fund për një vend në garat europiane. (infOSport.mk)

Leave a Reply