Reali siguron vizën për në çerekfinale (VIDEO)

Reali i Madridit 10 minuta para fundit të takimit ka shënuar edhe golin e dytë përballë Paris Sen Zhermenit, që për fat të keq edhe këtë vit eliminohet nga gjigandët spanjoll, njofton “infOSport.mk”.

Pasi vitin e kaluar u eliminua nga Barcelona, skuadra e “sheikëve” këtë vit është rrugës për tu eliminuar nga Reali i Madridit, kampioni i dy viteve të fundit në Ligën e Kampionëve Europian.

Ronaldo udhëhoqi një aksion të madrilenëve, ndërsa një top të devijuar nga mbrojtësit e PSZH-së arriti deri te Kasemiro, i cili në minutën e 80-të me golin e dytë në rrjetën e Aerola shuajti të gjitha shpresat e vendasve se mund të bëjnë diçka më shumë këtë edicion, edhe përkundër milionave të investuara.

Golin e Kasemiros mund ta ndiqni KËTU:

Leave a Reply