PSZH duhet të ritet ende, Reali me stil kualifikohet në çerekfinale, vazhdon edhe Liverpulli (VIDEO)

Reali i Madridit dhe Liverpulli  janë dy skuadrat e para që kanë siguruar një vend për në ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve Europian, njofton “infOSport.mk”. Reali i Madridit me stil është kualifikuar për më tej, pasi edhe në ndeshjen e dytë arriti që të mund Paris Sen Zhermenin, duke zhvlerësuar gjithë ato miliona të shpenzuara nga ana e “sheikëve” parisien, të cilët edhe këtë vit mbeten pa trofe në Ligën më prestigjioze europiane.

Pas fitores 3:1 në ndeshjen e parë në “Santiago Bernabeu” sonte të besuarit e trajnerit Zinedin Zidan shënuan fitore me rezultatin 2:1.


Golat nga ndeshja PSZH-Real Madrid mund ti ndiqni KËTU:


Që të tre golat u shënuan në pjesën e dytë me Kristiano Ronaldon i cili shënoi me kokë në minutën e 51-të, ndërsa 10 minuta para fundit të takimit Kasemiro shënoi edhe golin e dytë, që ju dha fund shpresave të futbollistëve të Paris Sen Zhermenin. Golin e nderit sonte për parisienët e realizoi Edinson Kavani, pas një tollovie të shfaqur në zonën mysafire në minutën e  71-të. Vetëm 5 minuta më herët Verati u ndëshkua me të kuq, pas një proteste ndaj arbitrit Bryh.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në “Enfilld Roud”, Liverpulli barazoi pa gola ndaj Portos, mirëpo fitorja 0:5 në ndeshjen e parë në “Dragao” bëri që skuadra angleze të sigurojë vizën për më tej që nga ndeshja e parë.

Leave a Reply