Keciorengucu dhe Manisa barazojnë në duelin mes futbollistëve shqiptarë, shënon ishi i Skënderbeut (VIDEO)

Edhe një gol tjetër shqiptarë na vjen nga Turqia. Këtë herë nga Liga e Dytë, aty ku ish futbollisti i Skënderbeut, Uerdi Mara, shënoi golin e vetëm për ekipin e Keciorengucu, që në fund barazoi 1:1 ndaj Manisa FK, pjesë e së cilës janë dy futbollistët shqiptarë nga Kosova, Jetmir Topalli dhe Meriton Korenica.

Mara shënoi golin e parë të takimit, kur në minutën e katërt të takimit mjaft mirë u shërbye brenda zonës nga sih futbollisti i Partizanit, Jurgen Bardhi, dhe nuk fali duke shënuar një gol të bukur me të majtën e tij.

Megjithatë kundërpërgjigjja nga ana e ekipit mysafir erdhi në minutën e 33-të, kur Gurbulak shënoi për barazim të rezultatit në 1:1, që në fund mbeti i pandryshuar edhe pas 90-të minutave lojë.

Te ekipi vendas i Keciorengucu, Bardhi dhe Mara e nisën ndeshjen si titullarë, për tu zëvendësuar në pjesën e dytë, derisa te Manisa, nga minuta e parë në fushë zbriti vetëm Jetmir Topalli, i cili më pas në minutën e 87-të, u zëvendësua pikërisht nga Meriton Korenica.

Kujtojmë, në mesjavë ish futbollisti i skuadrës kampione të Kosovës, Ballkanit, Korenica, shënoi një super gol përballë Trabzonsporit të Enis Bardhit në kuadër të Kupës së Turqisë, mirëpo që në fund vleu vetëm për statistikë, pasi skuadra e tij u eliminua pas disfatës 3:1. (infOSport.mk)

NA NDIQNI EDHE NË INSTAGRAM: infosportmk

View this post on Instagram

A post shared by infOSport.mk (@infosportmk)

Leave a Reply