Stefan Ashkovski do ti mungojë Maqedonisë në dy përballjet e marsit

Reprezentuesi i Maqedonisë, Stefan Ashkovski, për shkak të lëndimit në kyçin e këmbës së majtë, nuk është në gjendje të garojë për dy ndeshjet e ardhshme të përfaqësueses A kundër Moldavisë dhe Malit të Zi.

Stefan Ashkovski ka tre javë që vuan nga lëndimi i kyçit të këmbës. Në ditët e kaluara me ekipin përfaqësues në Antalia, ai iu nënshtrua terapisë fizike, por ky proces rikuperimi rezultoi i pamjaftueshëm që ai të konkurronte për një paraqitje më 22 mars kundër Moldavisë dhe tre ditë më vonë kundër Malit të Zi.

Mbrojtësi i përfaqësueses së Maqedonisë terapinë do ta vazhdojë në klubin e tij Alashkert të Armenisë.

Leave a Reply