Voska Sport mposhti Makedonija GJ.P, a mund të flas shqip finalja e madhe e 22 majit!

Voska Sport ka regjistruar një fitore historike përballë Makedonija GJ.P në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra shqiptare nga Ohri para tifozëve të saj sot në stadiumin “Burimet e Biljanës” shënoi fitore 2:0, falë golave të shënuar që në pjesën e parë, edhe atë në një interval prej vetëm dy minutash.

I pari që shënoi në rrjetën e Stevkovskit, ishte Medin Bajrami (38’), ndërkohë në aksionin e rradhës në rrjetën e skuadrës shkupjane realizoi edhe Boban Georgiev (39’).

Kujtojmë, dje në ndeshjen e parë gjysmëfinale, FC Shkupi dhe Tikveshi barazuan pa gola në stadiumin e Çairit, ashtu që vetëm ndeshja kthyese me 17 prill në Kavadar, do të vendos për udhëtuesin në finalen e madhe.

Duke pasur parasysh cilësitë e skuadrës së FC Shkupit, mund të ndodh që finalja e 22 majit të flet shqip, me dy skuadrat shqiptare, FC Shkupi-Voska Sport. (infOSport.mk)

Leave a Reply