UEFA, “perlat” e Asanit “kërcënojnë” rivalët e kuqezinjëve!

Shkupjani, Jasir Asani është një nga lojtarët më të dashur në mesin e tifozëve shqiptare, kjo falë spektaklit që jep në fushën e lojës.

Pas super golave të shënuar në kuadër të eliminatoreve të ciklit të kaluar, kur në mënyrë direkte ndihmoi Shqipërinë për të siguruar një vend në Euro 2024, “Mëngjarashi” i Kombëtares shqiptare dhuroi edhe një tjetër super gol, këtë herë në miqësoren ndaj Lihtenshtejnit.

Ky gol, njëjtë sikurse edhe 3 të tjerët nga cikli kualifikues, ka mahnitur UEFA-n, që edhe njëherë tjetër ka postuar një video të Asanit, ku jepen të gjithë golat e shënuar nga shkupjani 29-vjeçar, i cili si duket po “pushton” UEFA-n, që para startit të Euro 2024.

 

Leave a Reply