ZYRTARE, Ardian Nuhiu rikthehet në Gjilan, këtë herë bëhet “skifter”

Ardian Nuhiu edhe zyrtarisht prej sot është emëruar në postin e trajnerit te skuadra e njohur kosovare e SC Gjilanit. Një gjë të tillë “infOSport.mk”, kishte paralajmëruar që me datë 22 maj, duke bërë me dije se bashkë me Nuhiun, në rolin e asistentit, do të jetë Muharem Bajrami, teksa Ertan Demiri do të marrë rolin e Drejtorit Sportiv.

Pikërisht ky i fundit prezantoi mikun e tij të ngushtë si trajner të ri të SC Gjilanit, skuadër kjo që sezonin e ri në elitën e futbollit Kosovar pritet të jetë ndër skuadrat pretendente për titull.

Pikërisht një gjë të tillë paralajmëruan edhe vetë drejtuesit e klubit gjilanas përmes faqes së tyre zyrtare, duke potencuar se emërimi i Nuhiut si kryetrajner vjen si proces i nismës së projektit për rikthimin e klubit në nivelet më të larta sportive, derisa puna e suksesshme ndër vitesh është vlerësuesi më i mirë për teknikun nga Shkupi.

Siç theksuam më lartë, shkupjani tjetër, Muharem Bajrami do të luaj rolin e asistentit të parë, Andi Kulli do të luaj rolin e trajnerit kondicional, ndërkohë Afrim Ajdini, është emëruar trajner i portierëve.

Fillimi i fazës përgatitore në ditët e fundit të muajit Qershor me Gjilanin, shënon edhe fillimin e etapës së Nuhiut në klubin e tij të ri, që do të jetë i katërti në karrierën e tij si trajner, pas FC Shkupit, Dritës dhe Shkëndijës së Tetovës.

Leave a Reply