Struga Trim Lum dhe Shkëndija e Haraçinës kanë arritur të sigurojnë një vend për në ndeshjet çerekfinale të Kupës, pasi sot eliminuan Makedonija GJ.P, gjegjësisht Pelisterin, njofton “infOSport.mk”.
Struga Trim Lum, që njëherit edhe është lider në Ligën e Parë, me shumë stil u kualifikua për në çerekfinale, duke mundur Makedonija GJ.P në Shkup me shifrat 5:0. Ivkoviç hapi serinë e golave në minutën e 29-të, gol ky që njëherit ishte edhe i vetmi i shënuar gjatë 45 minutave të para, derisa në pjesën e dytë, struganët realizuan edhe 4 gola të tjerë, 3 prej të cilëve ishin pjesë e futbollistëve rezervistë.
I pari që shënoi ishte Arbi Vosha, që më pas në listën e golashënuesve të regjistrohen edhe Compaore, Jevtoski dhe Maleski.
Shkëndijës së Haraçinës në anën tjetër, i mjaftoi goli i mbrojtësit, Arsim Lamallari, për të eliminuar Pelisterin nga Manastiri, që në këtë mënyrë vazhdon të dëshpërojë tifozët e saj.
Për dallim nga këto dy skuadra shqiptare, Bashkimi nga Kumanova nuk i’a arriti qëllimit pasi u eliminua nga Sileksi. Skuadra nga Kratova shënoi fitore 2:1 në Kumanovë, falë golave të shënuar nga Dodev dhe Nikoliç, derisa golin e vetëm për Bashkimin e realizoi sulmuesi, Simonovski.
Një vend në mesin e 8 skuadrave më të mira e siguroi edhe Rabotniçki, që eliminoi Bregallnicën vetëm pas ruletit të penaltive. Ndeshja në kohën e rregullt me skuadrës shkupjane dhe asaj nga Shtipi, u mbyll me shifrat 1:1, derisa në ruletin e penaltive, “romantikët” shënuan fitore me shifrat 4:3.
Nesër në program është ndeshja ndërmjet Vardarit dhe Novacit, derisa faza e ndeshjeve të 1/8 së finales mbyllet me 19 nëntor me ndeshjen, Shkëndija-Tikveshi.
Kujtojmë, që më herët një vend për në fazën çerekfinale, kanë siguruar dy skuadrat e Ligës së Dytë, Detonit Plaçkovica dhe Ohrid Lihnidos.
Këta të fundit kishin eliminuar FC Shkupin (3:0), derisa skuadra nga Radovishi i’a kishte dalë të eliminojë Bellasicën në Strumicë (1:0).
| Kupa e Maqedonisë, ndeshjet e 1/8 së finales | ||||||||||||||||||||||||
|
