Serzhinjo: Ndaj Vardarit e rëndësishme të fitojmë dhe ti marrim tre pikë

Shkupi dhe Vardari do të përballen nesër në derbin e kryeqytetit në kuadër të xhiros së 14-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Atmosferë pozitive nga tabori “bardheblu” reflekton para kësaj sfide të rëndësishme, duke pretenduar fitoren në këtë derbi për festë dhe përmirësim në renditjen tabelare. 

“Për mua është shumë me rëndësi kjo ndeshje, është si një finale. Duhet të jemi të fokusuar tërë kohën në ndeshje pasi që është me rëndësi që të fitohet kjo ndeshje në një situatë të vështirë. Jemi stërvitur dhe e dijmë se FC Shkupi është skuadër më e mirë dhe mund të luftojë për kreun e tabelës . Mirëpo tani duhet të fokusohemi në këtë ndeshje , të marrim 3 pikët dhe të ngjitemi në tabelë”, ka thënë futbollisti i Shkupit, Serzhinjo. 

Përballja Shkupi-Vardari luhet nesër në Çair, duke nisur nga ora 13:00./InfOSport.mk

Leave a Reply