Vllaznia sot prezanton reprezentuesin shqiptarë të Malit të Zi!

Vllaznia vijon të punoj rreth ndërtimit të skuadrës për sezonin e ardhshëm, që nis me ndeshjet e Ligës së Konferencës përballë rumunëve të Krajovas. Në prag të këtij takimi mjaft të rëndësishëm për ekipin shkodran, ashtu siç raporton “Shkodra Sport”, gjatë ditës së sotme me Vllazninë pritet të nënshkruaj Kristijan Vulaj.

Mesfushori 23- vjeçar ka mbetur pa kontratë, pasi e mbylli aventurën me ekipin shqiptarë të Deçiç në Mal të Zi dhe duket se nuk ka pranuar të rinovojë.

Ky përforcim është mjaft i rëndësishëm për ekipin e Mirel Josës dhe vjen pas Lorik Boshnjakut dhe Dajan Shehit.

Kujtojmë që më parë kanë rinovuar Fjoart Jonuzi dhe Esin Hakaj. Ekipi ka filluar të marrë formë, para se të niset disa ditë më vonë, për të vijuar fazën përgatitore jashtë Shqipërisë.

Leave a Reply