Infosport.mk mëson përforcimin e parë zyrtarë të Bashkimit

Mesfushori maqedonas me origjinë nga Kumanova, David Manasievski do të jetë përforcimi i parë zyrtarë i KF Bashkimit, skuadër kjo që pas gati dy dekadave u rikthye në Ligën e Parë.

Informacione të besueshme pranë “infosport.mk” bëjnë me dije se 23-vjeçari me ekipin “zigjelbër” ka firmosur kontratë një vjeçare, duke i dhënë fund qëndrimit të tij te Tikveshi.

Ndryshe, Manasievski gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me Sileksin, me të cilën skuadër në vitin 2021 fitoi edhe trofeun e Kupës, ndërsa përvoja e tij në mesin e më të mirëve në futbollin vendor, ku numëron rreth 80 ndeshje, 8 gola dhe 10 asistime, do të jetë e mirëseardhur për Bashkimin.

Manasievski, gjithashtu ka përvojë edhe nga ndeshjet europiane, aty ku numëron 4 ndeshje. (infOSport.mk)

Leave a Reply