Shkëndija ka mbyllur stërvitjen zyrtare në Baku, aty ku shpresojmë të shkruaj historinë më të re në Europë!

Futbollistët e Shkëndijës kanë mbyllur tashmë stërvitjen zyrtare në stadiumin e qytetit në Baku, aty ku nesër do të tentojnë të shkruajnë historinë më të re të klubit në arenën ndërkombëtare, shkruan “infOSport.mk”.

Përballë skuadrës së njohur nga Azerbejxhani, Qarabag, të besuarit e trajnerit Jeton Beqiri do të kërkojnë të përmbysin avantazhin minimal 1:0 të kundërshtarit nga ndeshja e parë në Shkup, ku Shkëndija thjeshtë nuk kishte fatin në anën e vetë, pasi të paktën ajo ndeshje duheshe të përmbyllet me barazim.

Tashmë të gjithë sytë i kemi të drejtuar nga ndeshja e nesërme që starton në ora 18:00 sipas kohës sonë lokale dhe 20:00 sipas kohës në Azerbejxhan. (infOSport.mk)

Leave a Reply