Bashkimi pezullohet me 4 ndeshje dhe gjobë në të holla pas incidentit në ndeshjen ndaj Struga TL

Komiteti Disiplinor pranë FFM-së ka marrë vendim për të pezulluar KF Bashkimin me 4 ndeshje moslojë në Kumanovë, pas incidentit që ndodhi në ndeshjen e fundit kundër Struga Trim Lum, përcjellë “infOSport.mk”.

Ky nuk është dënimi i vetëm për skuadrën “zigjelbër” nga Kumanova, që gjithashtu do të duhet të paguaj një gjobë në vlerë prej 5,000 eurosh, për shkak të organizimit të dobët të ndeshjes kundër Struga Trim Lum, si dhe për shkak të pranisë së personave jozyrtarë në fushë dhe në ambientet zyrtare, ku gjithashtu kishte ndodhur edhe sulmi fizik ndaj përfaqësuesve dhe lojtarëve të ekipit mysafir.

Kështu, Bashkimi deri në fund të sezonit aktual do të luaj jashtë Kumanovës, edhe atë ndeshjet kundër Vardarit dhe Makedonija GJ.P., ndërsa gjithashtu edhe dy ndeshjet e para të sezonit të ardhshëm, 2026/27. (infOSport.mk)

Leave a Reply