Qendra e Edukimit pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM) shpall konkursin për aplikimin e kandidatëve të rinj për licencën e trajnerit UEFA C.
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë brenda afatit të përcaktuar (15 shtator 2026), në përputhje me udhëzimet dhe kriteret e publikuara nga Qendra e Edukimit në FFM.
Informacione të hollësishme mbi kushtet, dokumentacionin e kërkuar dhe mënyrën e aplikimit janë të disponueshme në dokumentet më poshtë.
“Para se të plotësoni aplikimin, ju lutemi të shqyrtoni me kujdes kriteret për pjesëmarrje në kurset e UEFA-s të publikuara në detaje në dokumentin (link) më poshtë, në mënyrë që të gjithë kandidatët e interesuar të dinë nëse i plotësojnë kushtet bazë për pjesëmarrje.” – thonë nga FFM.
Konkursi është i hapur deri më 15 shtator 2026. Për pyetje shtesë në lidhje me konkursin për licencat e trajnerit, mund të kontaktoni në adresën e mëposhtme të email-it: slavisha.karovchevski@ffm.com.mk

