FFM e gatshme për të ndihmuar klubet në përmirësimin e kushteve infrastrukturore

Gjatë takimit të sotëm të numrit 1 të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Masar Omeragiç me drejtuesit e klubeve nga Liga e Parë, vëmendje e veçantë iu kushtua edhe infrastrukturës dhe kushteve për zhvillimin e ndeshjeve.

FFM-ja theksoi gatishmërinë që, së bashku me komunat dhe pronarët e klubeve, të marrë pjesë në përmirësimin e kushteve infrastrukturore, por përmes projekteve dhe investimeve të përbashkëta.

Klubeve iu dha mundësia që vetë t’i përcaktojnë prioritetet, nëse kjo do të jetë ndërtimi ose përmirësimi i fushave, vendosja e ndriçimit me reflektorë apo ndonjë projekt tjetër infrastrukturor.

Nga FFM-ja u theksua se Federata nuk është në gjendje t’i financojë e vetme të gjitha nevojat infrastrukturore të klubeve, veçanërisht duke pasur parasysh gjendjen e fondeve të destinuara për infrastrukturën, të cilat gjatë dy muajve të fundit nga drejtuesit e mëparshëm janë përdorur për dy projekte me vlerë të përgjithshme prej rreth pesë milionë eurosh.

Prioritet i drejtuesve aktualë të FFM-së mbeten Liga e Parë dhe futbolli i të rinjve. Në të njëjtën kohë, u theksua se klubet, si shoqëri aksionare, kanë përgjegjësi të vetën për krijimin e kushteve të përshtatshme në stadiume.

Nevojitet një marrëdhënie korrekte dhe partneriteti mes Federatës dhe klubeve. Ne si FFM do të bëjmë gjithçka që është në mundësitë tona dhe që e konsiderojmë të nevojshme për ta ngritur nivelin e garës“, – u tha në takim.

Përfaqësuesit e klubeve shprehën kënaqësi për takimin e zhvilluar dhe e mirëpritën idenë që takime të tilla të bëhen praktikë e rregullt. Përveç disa vërejtjeve operative lidhur me pritjen dhe hyrjen e ekipeve në stadiume, të cilat burojnë nga mundësitë e kufizuara të një pjese të objekteve, klubet nuk kishin vërejtje të tjera lidhur me organizimin e garës.

Përkundrazi, nga klubet e Ligës së Parë u theksua kënaqësia me nivelin e transparencës, si në lidhje me gjykimin, ashtu edhe në lidhje me organizimin dhe zhvillimin e përgjithshëm të garës.

Takimi përfaqëson edhe një hap drejt dialogut të hapur dhe vendosjes së një marrëdhënieje partneriteti mes FFM-së dhe klubeve, me qëllim të përbashkët krijimin e kushteve më të mira dhe ngritjen e cilësisë së futbollit maqedonas të klubeve.

Leave a Reply