Del Boske të premtën vjen në Shkup

Ish trajneri i Real Madridit dhe Kombëtares së Spanjës, Visente Del Boske të premten do të qëndrojë në Shkup.

Lajmi është konirmuar nga Agjencia për Rini dhe Sport dhe Universiteti “FON”, të cilët kanë ftuar të gjithë trajnerët, punëtorët sportiv dhe të gjithë dashamirët e futbollit, në ligjeratën e trajnerit të mirënjohur me titull “Motiv, pasion dhe qëllim”, gjatë ditës së premte, në Universitetin “Fon”, në orën 15:00.

Del Boske është një nga trajnerët më të mirë dhe më të njohur në futboll dhe ai është i vetmi që ka fituar Ligën e Kampionëve, Kampionatin Europian dhe Kupën e Botës.

Leave a Reply