Jurina-Gudiabi mendojnë për fitoren e FC Shkupit (VIDEO)

FC Shkupi ka marrë fitore në ndeshjen e parë të sezonit të ri futbollistik në elitën e futbollit vendor, teksa sot në Çair me rezultatin 2:0 mundi ekipin e Borecit, që këtë vit u rikthye në mesin e më të mirëve pas plotë 18-të viteve, njofton “infOSport.mk”.
FC Shkupi ishte dukshëm skuadër më e mirë, ndërsa në fund një gjë të tillë vërtetuan edhe dy golat e shënuar, që erdhën vetëm në pjesën e dytë.

Golin e parë për FC Shkupin në edicionin 2019/2020 e realizoi sulmuesi kroat, Marin Jurina, i cili duhet theksuar se gjatë pjesës së parë ishte i pafat, pasi në minutën e 25-të kishte goditur traversën.

E njëjta gjë i ndodhi edhe autorit të golit të dytë, Gudiabi, i cili në minutën e 82-të fillimisht goditi shtyllën, ndërsa vetëm pas dy minutave arriti që të tund rrjetën e ish portierit të FC Shkupit, Burhan Mustafa.

Ky gol u tregua edhe si i fundit i këtij takimi, edhe pse Gudiabi në minutën e 88-të kishte një rast të qindtpërqindtë për të shënuar edhe golin e dytë personal dhe të tretin për FC Shkupin, mirëpo goditja e tij nga brendia e zonës përfundoi vetëm mbi portë, edhe pse veçmë kishte tejkaluar edhe portierin Mustafa dhe para tij kishte vetëm portën e zbrazët.

Leave a Reply