Federata e Futbollit të Maqedonisë ka sjellë disa vendime lidhur me ndeshjet e xhiros së fundit në Ligën e Parë dhe të Dytë, përfshirë këtu edhe ndeshjen ndërmjet Vardarit dhe KF Arsimit, në të cilën ndeshje u regjistrua edhe një incident i shkaktuar nga ana e tifozëve vendas.
Pikërisht për këtë incident, Komisioni Disiplinor pranë FFM-së ka dënuar Vardarin me një gjobë në vlerë prej 3.000 euro, si dhe me një ndeshje si vendas pa praninë e tifozëve.
Ky dënim vjen në momentet kur tifozët e klubit shkupjan kanë paralajmëruar bojkotin ndaj klubit, duke kërkuar largimin e drejtuesve aktual me në krye Milenko Nedellkovskin.
