FFM me donacion të pajisjeve sportive dhe teknike për klubet e Lidhjes Rajonale të Futbollit 1 – Shkup

Në kuadër të iniciativës së Lidhjes Rajonale të Futbollit 1 – Shkup, sot klubeve të futbollit nga ky rajon iu dorëzuan pajisje sportive (1000 komplete për stërvitje, 400 fanella, 680 topa futbolli), pajisje teknike (40 laptopë dhe printerë), si dhe një kositëse bari dhe makina prerëse, me mbështetjen e Federatës së Futbollit të Maqedonisë dhe komunave Ilinden, Gazi Babë dhe Petrovec.

Në këtë aktivitet morën pjesë presidenti i FFM-së, Masar Omeragiç, presidenti i Lidhjes Rajonale të Futbollit 1 – Shkup, Darko Kostovski, si dhe kryetarët e komunave Ilinden, Gazi Babë dhe Petrovec, Aleksandar Georgievski, Boban Stefkovski dhe Borçe Mitevski.

Pajisjet sportive janë të destinuara për KFF Rzhaniçino, KF Fortuna, KF Aerodrom, KF Marino, KF Ilinden, KF Goce Delçev, KF Maxhari Solidarnost, KF Dolno Konjari dhe KF Petrovec.

Futbolli fillon nga klubet dhe nga njerëzit që çdo ditë punojnë me fëmijët. Prandaj mbështetja jonë duhet të jetë konkrete dhe e orientuar atje ku nevojitet më së shumti. Rajonet e forta nënkuptojnë klube të forta, ndërsa klubet e forta janë baza për të ardhmen e futbollit vendor. Pikërisht në këtë mënyrë duam ta ndërtojmë futbollin, me partneritet dhe me investime që arrijnë drejtpërdrejt në fushat e futbollit. Shumë domethënëse është edhe mbështetja që klubet dhe ekipet nga rajoni e marrin nga vetëqeverisja lokale, për këtë jemi mirënjohës“, – deklaroi presidenti i FFM-së, Masar Omeragiç.

Presidenti i LRF 1 – Shkup, Darko Kostovski, theksoi se mbështetja për klubet është prioritet i kësaj Lidhje Rajonale.

Qëllimi ynë është që klubet të ndiejnë se kanë mbështetje të vërtetë dhe se nuk janë vetëm në punën që bëjnë. Këto pajisje janë ndihmë praktike, por edhe një mesazh se investimi në klube, veçanërisht në kategoritë e të rinjve, duhet të jetë i vazhdueshëm. Falënderime për FFM-në dhe komunat që e njohën rëndësinë e kësaj iniciative. Kur të gjithë punojmë së bashku, përfitimin më të madh e ka futbolli“, – deklaroi Kostovski.

Iniciativa është edhe një hap drejt përmirësimit të kushteve të punës së klubeve dhe krijimit të një mjedisi më të mirë për zhvillimin e futbollistëve të rinj në rajon.

Kryetarët e Komunave, si ajo e Ilindenit, Aleksandar Georgievski, e Gazi Babës, Boban Stefkovski, dhe ajo e Petrovecit, Borçe Mitevski, theksuan rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme për klubet lokale të futbollit dhe sportistët e rinj, duke nënvizuar se investimi në sport është investim në gjenerata të shëndetshme dhe aktive.

“Kur investojmë në sport, investojmë te fëmijët tanë dhe në të ardhmen e komunitetit. Klubet janë vendi ku të rinjtë, jo vetëm që mësojnë të luajnë futboll, por mësojnë edhe disiplinën, punën në ekip, përgjegjësinë dhe respektin. Prandaj, mbështetja duhet të jetë konkrete dhe e vazhdueshme. Nisma e sotme është një shembull i bukur se si, përmes punës së përbashkët të FFM-së, bashkësisë rajonale, komunave dhe klubeve, mund të krijojmë kushte më të mira dhe më shumë mundësi që të rinjtë të jenë në fushë. Mesazhi ynë është i qartë: sporti meriton mbështetje, ndërsa futbolli meriton edhe më shumë fëmijë në fusha“, – theksuan drejtuesit e komunave të Ilindenit, Gazi Babës dhe Petrovecit.

Qëllimi drejt të cilit synojmë së bashku është i thjeshtë: më shumë fëmijë në fushë, kushte më të mira për klubet dhe një bazë më e fortë për të ardhmen e futbollit në vendin tonë.

Leave a Reply