ZYRTARE, Shkëndija rikthen Mevlan Adilin

Shkëndija sot ka nisur përgatitjet për sezonin pranveror, ndërsa që në ditën e parë të kësaj faze drejtuesit e Shkëndijës prezantuan edhe një përforcim të bujshëm, njofton “infOSport.mk”.

Bëhet fjalë për mbrojtësin 23-vjeçar Mevlan Adili, për transferimin e të cilit “infOSport.mk” kishte paralajmëruar që javë më parë. Ai te skuadra kryesuese në elitën e futbollit vendor vjen nga FC UTA Arad e Rumanisë.

Për shkupjanin Mevlan Adili, Shkëndija nuk është një mjedis i panjohur, pasi i njëjtë kishte qenë pjesë e Shkëndijës edhe në 6 muajt e parë të vitit 2015.

Adili, i cili në Maqedoni ka luajtur edhe me FC Shkupin me Shkëndijën ka firmosur për një vit e gjysmë.

Leave a Reply