ZYRTARE, Shkëndija transferoi ish portierin e Renovës (FOTO)

Shkëndija ka reaguar shumë shpejt pas largimit të  portierit Ilir Avdyli, duke e zëvendësuar atë me një portier tetovar, njofton “infOSport.mk”.

Bëhet fjalë për ish portierin e Renovës, Seladin Mustafi, i cili te Shkëndija vjen nga rradhët e fqinjëve të Teteksit.


PORTIERI MUSTAFI I THOTË LAMTUMIRË RENOVËS


Ndryshe pjesën më të madhe të karrierës së tij 24-vjeçari Mustafi e kishte kaluar me ekipin e Renovës, me të cilën skuadër përveç ndeshjeve kampionale kishte zhvilluar edhe dy ndeshje në kuadër të eliminatoreve të Liga Europa ndaj ekipit të Daçias.

Një periudhë të shkurtër portieri Mustafi gjithashtu ishte edhe pjesë e Llapit në Superligën e Kosovës.

 

Leave a Reply