Kjo nënkupton se aktualisht pezullohen të gjitha aktivitetet e këtij tifo grupi, kjo deri në formimin e një strukture të re, që pritet të ndodh së shpejti. Ballistët ishin dhe do të mbeten pa dyshim lojtari i 12-të i Shkëndijës së Tetovës, skuadër kjo që edhe këtë vit do të luftojë për titullin e kampionit, me shpresë se do të rikthejnë titullin në Tetovë.
Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë të Ballistëve:
GJENERATA E 6 TË E BALLISTËVE DORËHIQET ‼️
Çdo fillim ka edhe mbarimin e vet, kështu që pas 3 vite e gjysëm përkushtim, mund e sakrificë erdhi koha që kryesia e gjeneratës së 6-të të jep fjalën e saj përfundimtare për tërheqjen nga aktivitetet e tifogrupit ‘Ballistët’ për disa shkaqe:
- Koha e gjatë në aktivitet
- Dorëheqja e udhëheqësit të grupit
- Përkrahje shumë vogël nga antarët muajve të fundit.
- Oraret e papërshtatshme të ndeshjeve, dhe më kryesorja mungesa e stadiumit.
Përmes këti postimi deshëm të shprehim falenderim për kontributin e dhënë gjithë anëtarëve të kryesisë dhe grupit punues nga viti 2023-2026, kjo gjeneratë do të mbahet mend për shumë organizime spektakolare dhe mbi të gjitha besueshmërinë, transparencën dhe krijimin e atsmoferës së ngrohtë dhe vëllazërore mes Ballistëve, edukimin e brezave të rinj për mentalitetin, stilin, qëndrimin.
Veçojmë disa organizime madhore: ↙️
- Shkëndija vs tikves (11.11.2023) – paraqitja e parë e Ballistëve pas riorganizimit, me mesazhin ‘Dhe kur bie çohem kurrë nuk dorëzohem’
- Shkëndija vs vardar (03.03.2024) koreografija spektakolare me arkivolin.
- Shkëndija vs struga (12.05.2024) ndeshja vendimtare për titull.
- Shkëndija vs Shkupi (12.07.2024) derbi me 2 tifogrupe pas shumë viteve.
- Shkëndija vs pelister (31.08.2024) festimi i 45 vjetorit të Shkëndijës.
- Shkëndija vs miravci (29.09.2024) koreografija foto realitet nga tribuna jonë
- Shkëndija vs sileks (17.05.2025) festimi i titullit të 5-të kampion.
- 3 udhëtime jashtë shtetit (Rumani, Bullgari, Madrid)
- Shkëndija vs qarabag (05.08.2025) udhëtimi masiv në Shkup.
- Drita vs Shkëndija (27.11.2025) On touri spektakolar në Prishtinë
- Shkëndija vs sileks (20.05.2026) Finale e kupës së vendit.
E shumë e shumë organizime tjera, udhëtime, punime flamujsh, pyroshoë, grafite, stil në veshje, këngë të reja të cilat janë shumë të vështira të numërohen në këtë postim pasi lista është shumë e gjatë.
E përfundojmë faqebardhë dhe krenarë, për këto të arritura dhe për ngritjen e emrit ‘Ballistët’ në piedestalet më të larta të tifoskenës shqiptare dhe ndërkombëtare.
PËR MOMENTIN TË GJITHA AKTIVITETET E BALLISTËVE JANË TË PEZULLUARA DERI NË FORMIMIN E NJË STRUKTURE TË RE !!!!
