Performancë e shkëlqyer e arbitrave në xhiron e 7-të të Ligës së Parë

Pas analizës së kryer për të gjitha ndeshjet e javës së 7-të, përfshirë këtu edhe ndeshjen e fundit ndërmjet Shkëndijës së Haraçinës dhe FK Skopjes, Bordi Drejtues i Arbitrave pranë FFM-së shprehu kënaqësi për paraqitjet e gjyqtarëve dhe konsistencën në interpretimin e rregullave të lojës së futbollit.

Gjatë pushimit të ardhshëm në kampionat, për shkak të zhvillimit të ndeshjeve të përfaqësueses A të Maqedonisë, Bordi i Arbitrave do të vazhdojë me analizën profesionale dhe me dhënien e udhëzimeve teknike shtesë për arbitrat, me theks të veçantë në zbatimin e unifikuar të rregullave të lojës dhe kritereve disiplinore.

Leave a Reply